Të nderuar miqë
Edith Harxhi
Sot është një ditë e madhe për aleatin tonë kryesor Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Inaugurimi i Presidentit Trump është një ngjarje e shënuar për gjithë botën. Me slloganin e tij America First – Amerika e Para, ai dhe administrata e re synojnë të kthejnë Amerikën në identitet dhe ti rikthejnë shkëlqimin dhe forcën e saj të dikurshme.
E për këtë arsye sot kam përgatitur një editorial për median e djathtë #syri ku argumentoj se si #partiademokratike duhet të dalë me një platformë të qartë të politikës së jashtme të Shqipërisë dhe si forca kryesore e djathtë e vendit duhet të synojë kthimin e politikës së jashtme të Shqipërisë drejt çështjes kombëtare shqiptare, patriotizmit, sovranizmit dhe interesit kombëtar shqiptar. Duhet të shkatërrojmë çdo qelizë të George Soros në Shqipëri, narcokracinë, dhe çdo marrëveshje okulte për të shitur trojet shqiptare dhe burimet natyrore, dhe për të zëvendësuar shqiptarët në Shqipëri me emigrantë nga bota dhe zonat e luftës, thjeshtë për interesit personal të KM-së së vendit.
Shqipëria në BE dhe Kosova në NATO duhet të jenë dy çështjet ku duhet të bazohet politika e jashtme e Shqipërisë pas 11 majit 2025. Forcimi i aleancës me SHBA duhet të jetë çështja më e lartë në hierarkinë e interesit tonë kombëtar, së bashku me rolin tonë aktiv në NATO.
Fitorja e të djathtës dhe forcave konservatore në Shqipëri është e pashmangshme dhe interes kombëtar shqiptar.
Ky është momenti ynë për të vënë Shqiptarinë të parën.
#çështjakombëtare
#shqiptariaepara
#americafirst
#peacethroughstrength
#partiademokratike