Teoria e Kalit të Ngordhur

Teoria e Kalit të Ngordhur është një metaforë satirike që përshkruan se si disa njerëz, institucione apo kombe përballen me një problem të dukshëm dhe të pakapërcyeshëm, por në vend që ta pranojnë të vërtetën, vazhdojnë ta justifikojnë dhe t’i japin kuptim situatës. Ideja është kjo:

Nëse kupton që je duke hipur mbi një kalë të ngordhur, zgjidhja më e mirë dhe më e thjeshtë është të zbresësh prej tij dhe ta lësh. Por, në realitet, ndodh që:

1. Vendosin shalë të reja mbi kalin e ngordhur.

2. Fillojnë ta ushqejnë kalin e ngordhur.

3. Ndërrojnë kalorësin që e hipën kalin.

4. Izolojnë punëtorin që kujdeset për kalin dhe e zëvendësojnë me një tjetër.

5. Mbajnë takime për të diskutuar masa për rritjen e shpejtësisë së kalit.

6. Formojnë komisione dhe grupe pune për të studiuar kalin e ngordhur dhe për të analizuar çështjen nga të gjitha këndvështrimet. Komisionet punojnë me muaj të tërë dhe përpilojnë raporte e propozime për zgjidhjen e problemit me kalin e ngordhur.

7. Në fund, komisionet arrijnë në të njëjtin përfundim që dihej që në fillim: “Kali është i ngordhur.”

8. Por, pavarësisht gjithë përpjekjeve, burimeve dhe kohës së harxhuar, vazhdojnë ta mohojnë të vërtetën. Për justifikim, e krahasojnë kalin me kuaj të ngordhur të tjerë dhe sugjerojnë se kali është ngordhur për shkak të mungesës së trajnimit dhe ka nevojë për një kurs trajnimi.

9. Për këtë kurs kërkojnë rritje të buxhetit për kalin.

10. Dhe në fund, rishkruajnë përkufizimin e fjalës “i ngordhur,” duke bindur veten se kali është ende gjallë.

Mësimi që nxirret nga kjo teori tregon se ka shumë njerëz që preferojnë të jetojnë në mohim të realitetit dhe të humbasin kohë e përpjekje në përpjekje të dështuara, në vend që ta pranojnë problemin që nga fillimi dhe ta zgjidhin atë.

Nga interneti, e huazuar!