Të nderuar miq,
Sot është një ditë e madhe për aleatin tonë kryesor Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Inaugurimi i Presidentit Trump është një ngjarje e shënuar për gjithë botën. Me slloganin e tij America First – Amerika e Para, ai dhe administrata e re synojnë të kthejnë Amerikën në identitet dhe ti rikthejnë shkëlqimin dhe forcën e saj të dikurshme.
E për këtë arsye sot, bashkarisht duhet të angazhohemi për fitoren tonë.
Aleanca për Adhmërinë e Kosovës është forca politike kryesore e djathtë e vendit, dhe duhet të synojmë kthimin e politikës së jashtme të Kosoves drejt patriotizmit, sovranizmit dhe interesit kombëtar shqiptar.
Kosova në NATO duhet të jetë çështje primare ku duhet të bazohet politika e jashtme e Kosoves pas 9 Shkurtit 2025. Forcimi i aleancës me SHBA duhet të jetë çështja më e lartë në hierarkinë e interesit tonë nacional.
Fitorja e të djathtës dhe forcave konservatore në Kosovë është e pashmangshme, është imperativ i kohës dhe interes kombëtar.
Ky është momenti ynë për ta vënë Kosovën pjesë të Aleancave me Perëndimin e jo izolimin!