Ju keni punuar si gazetar në Selinë e Shenjtë në Vatikan, jeni njohës i thellë i zhvillimeve atje. Për sa kohë që Kosovën e ka njohur edhe shteti i Izraelit, në Kosovë ngrihet vazhdimisht pyetja se pse ende nuk na ka njohur Vatikani. Më saktësisht, a do të na njohë Vatikani?
Engjell Kolqi : Njohja e Kosovës nga Vatikani është një çështje që kërkon kohë dhe diplomaci të kujdesshme. Unë jam optimist se në të ardhmen kjo do të ndodhë. Besoj se Kryetari Ramush Haradinaj dhe lidershipi i AAK-së trasojnë rrugën për këtë rrugëtim të suksesshëm. Simbolika e njohjes së Republikës së Kosovës nga Vatikani është mëtim dhe përcaktim i Republikës sonë që ajo të jetë pjesë e Perëndimit. Kjo ishte ëndrra dhe ideja e rilindësve tanë, është synim i yni dhe amanet i heronjve tanë. Andaj do të bëjmë punën tonë që njohja të vijë në një ditë të bardhë për kombin tonë.