Numri 103 në listën e AAK-së simbolizon martirizimin e Karadakut

xlpress.tv:Ju keni numrin 103 në listën e AAK-së si kandidat. A është ky numër që mund të ketë lidhje me numrin e martirizuarve të Karadakut? A është ky numër që tregon se ju keni thellë përcaktimin e së djathtës? A ka sot një filozofi rugoviste më të madhe në AAK se në vetë LDK? A e keni mbështetjen e plotë të Ramush Haradinajt?

Engjell Koliqi: Numri 103 në listën e AAK-së simbolizon martirizimin e Karadakut dhe angazhimin tim për filozofinë rugoviste, martirët e demokracisë do të thoja. Nuk mundet mbrenda natës e majta të bëhet e djathtë. Besueshmëria e Amerikës në Ramush Haradinajn është ngritur në vlera të së djathtës për kombin, andaj kërkoj që qytetarët e Kosovës të votojnë numrin 103. Ky numër tregon përkushtimin tim ndaj vlerave të djathta. Kjo mbështetje është jetike për suksesin tim politik dhe për arritjen e qëllimeve dhe aspiratave tona kombëtare.