Në historinë e qytetërimeve, mashtrimet kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e shoqërive dhe në ndikimin e tyre në botë. Nga mashtrimet e lashta deri te ato moderne, këto ngjarje kanë lënë gjurmë të thella në kujtesën kolektive dhe kanë ndikuar në mënyrën se si ne e perceptojmë të vërtetën dhe gënjeshtrën.
Një nga mashtrimet më të njohura në histori është ai i Kalit të Trojës. Sipas legjendës, grekët ndërtuan një kalë të madh prej druri dhe e lanë jashtë mureve të Trojës si një dhuratë për perënditë. Trojanët, duke menduar se grekët ishin larguar dhe kishin lënë kalin si një shenjë paqeje, e futën kalin brenda qytetit. Natën, ushtarët grekë që ishin fshehur brenda kalit dolën dhe hapën portat e qytetit, duke lejuar ushtrinë greke të pushtonte Trojën.
Sociologët bashkëkohorë duket se janë paksa të humbur nga lëvizjet që po bëhen në shoqëri nga interferimi në atakimin e së vërtetës nga platformat sociale, sidomos nga zhvillimi shumë më i shpejtë dhe ndikimi i inteligjencës artificiale. Zgjedhjet politike, edhe në shtetet më të zhvilluara dhe të konsoliduara në demokraci, sikur dhe ato më autoritare, nuk duken më të sigurta nga sulmet hibride që ju bëhen me hijen e Kalit të Trojës.
A duket sot i humbur njeriu modern nga mjegulla e krijuar nga informacioni se cili lajm është i vërtetë, gjysmë i vërtetë apo i pavërtetë fare!? Unë them se po, dhe kjo betejë për të vërtetën me gjasë po hyn në mistere të pazgjidhshme dhe ngjashmëria me Servantesin dhe mullinjtë e erës sa vjen dhe shtohet.[^1]
Nisur nga fakti se mashtrimet kanë një ndikim të madh në shoqëri, duke minuar besimin dhe duke krijuar një ndjenjë pasigurie. Është shumë e rëndësishme të jemi vigjilentë dhe të kërkojmë të vërtetën në çdo situatë. Në një botë ku informacioni është i lehtë për t’u manipuluar dhe për t’u shpërndarë, është thelbësore që të jemi të kujdesshëm dhe të verifikojmë burimet e informacionit që marrim.
Mashtrimet e mëdha që kanë njohur qytetërimet na mësojnë se e vërteta është një vlerë e çmuar që duhet të ruhet dhe të mbrohet. Duke mësuar nga këto ngjarje, ne mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të ndershme. Ndërsa beteja për të vërtetën duket të jetë e zvenitur, lufta për të vërtetën duhet të vazhdojë…
Xhevat Xh. Latifi
[^1]: Servantes, Miguel. Don Kishoti i Mançës.