Në organizim të Klubit letrar NOSITI, u mbajt Manifestimi Tradicional Kombëtar “Flaka e Janarit”

KLUBI LETRAR “NOSITI” NË DARDANË
Sot në ambientet e Bibliotekës së qytetit në Dardanë. Në organizim të Klubit letrar NOSITI, u mbajt Manifestimi Tradicional Kombëtar “Flaka e Janarit”, , Është mbajtur edhe Ora e madhe letrare,në të cilën poezitë e tyre i lexuan poetët nga Kosava e Shqipëria., Për dallim nga vitet e kaluara, ora letrare këtë vit krijoi ambientim më ndryshe. Pos poetëve të afirmuar ,në këtë orë letrare ,ishin të ftuar nxënës nga të gjitha shkollat e komunës së Dardanës. Nxënësit lexuan poezitë e tyre, kushtuar kësaj ngjarjeje të rëndësishme.Pas leximit të poezive nga poetët e pranishëm, juria profesionale shpallën edhe rezultatet e Konkursit anonim të “Flakës së Janarit:”.
Juria në përbërje të ꓽ Sinan Sadiku, Baki Krasniqi dhe Musa Ahmetaj, shpallën rezultatet për çmimet letrare të konkursit anonim.
Juria ndau këto çmimeꓽ
Cmimi i parë ꓽPoezia -“ Ishulli qiellor”,shifra “Funerali”
Çmimi i dytëꓽ Poezia-”Lirisë iu dashka edhe gjaku ynë”,shifra” Nata e fundit”
Çmimi i tretëꓽ Poezia-“O jetë” shifra” 240368”
Luten autorët që të konfirmojnë autorësinë e tyre.
Kurse, çmimii Orës së madhe letrare iu nda poetit Hysen Këqikut,për poezinë”Shoqëruar me ankthin”, nga juria e Orës letrare në përbërje ꓽ Baki Karasniqi,Nazmije Hasani dhe Musa Ahmetaj.
Orën letrare e përshëndeti drejtori i Dretorisë së Arsimit Komunal z.. Afrim Dervishi, i cilii ndër të tjera tha, seꓽ Pjesëmarrja e poetëve që kanë krijuar vlera të mirëfillta artistike janë frymëzim për të gjithë ne, krahas tyre po marrin pjesë edhe nxënësit e shkollave tona, konsiderojmë se kjo është fryma që konsolidon e nxitë gjeneratën e re për të krijuar letërsi artistike
Nurie Demi ,me perkushtim e profesionalizem moderoi mbarevajtjen e ores letrare.Zeri i saj beri qe te pranishmit te kalojne bukur kete dite ne Dardane.
Poashtu Ardian Berisha me mjeshteri ka fokusuar pamje te ketij aktivitete kulturor.
Klubi letrar “Nositi:”, ka krijuar tanimë profilin e këtij rrugëtimi artistik, në afirmim të vlerave letrare, të cilat janë pasuri për fjalën e bukur artistike.
Klubi letrar “Nositi”,duke pasur mbështetje institucionale nga Drejtoria e Kulturës ,dhe sponsori i vazhdueshëm Ndërmarrja “Vëllezërit Borovci” ,me pronarë Kamer e Mustafë Borovci.Po i japin gjallëri rrugëtimit të jetës kulturore-artistike në komunën tonë.
Fjala artistike është prijetare e të ardhmes për kombin dhe determinon, orientime për ruajtjen e traditës në afirmim të fjalës së shkruar shqipe