Në mungesë kuorumi, dështon sërish të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit, opozita nuk merr pjesë

Në mungesë kuorumi, dështon sërish të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit, opozita nuk merr pjesë

Gjilan, 7 shkurt 2025 – Për të pestën herë radhazi, ka dështuar të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi asambleistët e partive opozitare (LDK, me përjashtimi të njërit, PDK dhe AAK), nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me 12 asambleistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur kjo seancë.

Përndryshe, kjo seancë urgjente ishte ftuar nga kryetari i Gjilanit me dy pika të rendit të ditës, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”.

Ndërkohë, kreu i Komunës, Alban Hyseni, ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet me fillim në orën 9:30, në Zyrën e Kryetarit.