Voton Presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriku, ka votuar në zgjedhjet e rregullta parlamentare në qendrën e votimit në fakultetin teknik në Universitetin e Prishtinës.

Pas pritjes që ka pasur Osmani në qendrën e votimit, ajo më pas është deklaruar para gazetarëve duke u bërë thirrje qytetarëve që të japin kontributin e tyre, pasi që kjo ditë është vendimtare.

“Siç e dini, Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajonin tonë. Duhet ta ruajmë dhe ta zhvillojmë edhe më tej. Në këtë ditë vendimtare, i ftoj të gjithë qytetarët që të japin kontributin e tyre duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm, nga i cili do të formohet parlamenti i ardhshëm dhe institucionet e tjera”.

“Këtu merren vendime me rëndësi për cilësinë e jetës së tyre dhe për gjithë vendin tonë”, deklaroi Osmani.