I nderuar Kryeministër Bedri Hamza,
Nga zemra të falënderoj për rrugëtimin e përbashkët gjatë kësaj fushate zgjedhore. Ishte nder dhe privilegj të punoja krah për krah me ty, duke ndarë të njëjtin vizion për një të ardhme më të mirë për vendin tonë.
Ne kemi qenë dhe mbetemi pjesë e një rrugëtimi të madh, të nisur nga burrat e shtetit si Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe ndërtimin e Kosovës. Me vizionin dhe guximin e tyre si udhërrëfyes, ne sot vazhdojmë betejën për një Kosovë të fortë, të zhvilluar dhe me dinjitet.
Përkushtimi juaj dhe përvoja juaj janë një shtyllë e rëndësishme në këtë rrugë, dhe jam krenar që pata mundësinë të qëndroj krah jush në këtë sfidë të rëndësishme për vendin tonë.