Zyrtarisht: VV i fiton të gjitha pikat e votimit me shumicë shqiptare pos fshatit Kishnapole
Alban Hyseni, kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, e zhvilloi fushatën më dinjitoze, duke mbajtur të bashkuar qytetarët dhe elektoratin e saj duke i sjellur fitore me 52% Lëvizjes Vetvendosje e me mbi 23.000 vota dhe duke mundur bindshëm opozitën gjilanase.
Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me kryetarin e sai dha kandidatin për deputet, zt. Lutfi Hazirin mori 22% të votave afër 9800 vota, e duke mos e fituar asnjë vendvotim për herë të parë në histori të saj.
Partia Demokratike e Kosovës, performoi kënaqshëm duke e fituar vetëm në një vendvotim atë të fshatit Kishnapole. Ajo mori 7800 vota apo 17.20% të votave.
Renditja e subjekteve:
LVV 23.000 vota
LDK 9800 vota
PDK 7800 vota
AAK 1500 vota
KFM 1200 vota
/info Gjilani- 06/