Xhevat Latifi
1. Si arriti Rebublika ta ketë zenë hapin në një nga festivalet më të rëndesishme të poezisë në vend?
Kjo REPUBLIKË për të cilën ne po flasim, pra REPUBLIKA e poetëve, asht sot në nivelin në të cilin ju po e vlerësoni ,veç falë dashnisë, kambënguljes dhe vëmendjes së nji grueje.
Falë nji angazhimi intensiv, përkushtimit dhe përgjegjësisë, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “REPUBLIKA” ka arritë të jetë nji nga ngjarjet ma të rëndësishme në fushën e letërsisë dhe poezisë sot në vend, duke ofru nji platformë krejt unike për poetë dhe krijues nga e gjithë bota.
Kjo ka kontribu në promovimin e kulturës dhe identitetit letrar të vendit, si dhe në stimulimin e dialogut mes kulturave të ndryshme.
Festivali REPUBLIKA, asht i projektuem tamam në masë. As duket si panair e as asht ngulfatës. E karakterizon diversiteti artistik, përmes të cilit në mënyrë krejt të natyshme bahen bashkë poezia, baleti, muzika, ekspozita, dokumentari, promovimi e aktrimi dhe që në fund na japin nji program artistik të kompletuem, brenda të cilit integrohen natyrshëm disa forma të artit.
Asht festivali i parë në Kosovë, që po e sjell baletin të kombinuem me poezi, element tjetër identifikues ky, që REPUBLIKËN e cilëson si festival të dallueshëm për nga formati dhe e rangon në nji nivel tjetër festivalesh duke kontribue në pasunimin e skenës kulturore në vend.
Ajo për çka ky festival ndihet i mikluem sot, si një iniciativë e randësishme për promovimin e artit dhe kulturës, asht se poetëve u ngelet hatri, po nuk u ftuen në REPUBLIKË.
Në fund, nëse Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “REPUBLIKA” ka arritë të jetë nji nga festivalet ma të randësishme të poezisë, kjo asht nji arritje e madhe që tregon vlerën dhe randësinë e artit në shoqëninë tonë.
2. Si arritet që diplomacinë poetike ta keni nikoqire të poetëve të ndryshëm nga bota?
Për me arritë me e vu n’funksion diplomacinë poetike dhe për me qenë nikoqir i poeteve të ndryshëm nga bota, asht e randësishme të krijosh nji ambient ku poezia, kultura dhe dialogu ndërkulturor të jenë në epiqendër.
Diplomacia poetike asht nismë që synon të ndërtojë ura ndërmjet kulturave të ndryshme përmes poezisë, duke e promovue tolerancën, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe pranimin e njeni tjetrit.
Veç duke e promovue diversitetin kulturor dhe mirëkuptimin ndërkombëtar, sot REPUBLIKA pret mysafirë-poetë nga të gjitha anët e globit, si: Amerika Qendrore, Amerika e Jugut, Aftika, Azia e sidomos Evropa.
3. Ështe dashuria pjesë e republikës që ndan dhe bashkon ditën e dashurisë me dashurinë për ditën e Republikës?
Në fakt, koncepti i dashunisë si pjesa ma e bukur e REPUBLIKËS asht simbolikë e pashmangshme.
Dita e dashunisë me REPUBLIKËN bashkë krijojnë nji binom të pasun në kuptim dhe emocion.
Dashunia, si ndjenjë universale, ka fuqinë të bashkojë dhe të krijojë lidhje mes njerëzve, pavarësisht nga konteksti historik apo kulturor.
Dhe për aq sa si ditë e shenjueme kjo nxitë në veprime që shfaqin ndjenjat, kurse Republika simbolizon pavarësinë dhe unitetin, që të dyja mund të shihen si dy aspekte të randësishme të jetës: njena që promovon lidhjet personale dhe emocionale, dhe tjetra që nënvizon randësinë e identitetit dhe solidaritetit.
Ky festival mundet me shërbye si nji mundësi për me i shprehë ndjenjat, emocionet dhe poetikat që bashkojnë këto dy koncepte.
Dhe mos t’harrojmë, se veç dashnia na ban të bukur dhe t’pafajshëm! /xlpress.tv/