Mesazhi i plotë i Kryetarit të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami:
Të dashur bashkatdhetar,
Teksa po mbyllim kapitullin e një viti që na sfidoi dhe na mësoi shumë, presim të hapim dyert për një vit të ri, të mbushur me shpresë, mundësi dhe vendime të rëndësishme. Ky nuk është thjesht një kalim kalendarik, por një moment për të reflektuar mbi të shkuarën dhe për të përqafuar të ardhmen me kurajë dhe vendosmëri tonën për ndryshim.
Viti që kemi përpara është një vit zgjedhor, një mundësi për të vendosur drejtimin që dëshirojmë sejcili prej nesh për vendin tonë. Është koha për t’u shkëputur nga praktikat e vjetra, nga ndasitë dhe mosbesimi, dhe për të ndërtuar një realitet të ri, më të drejtë, më të bashkuar dhe më shpresëplotë për ne.
Unë dhe cilido prej jush, kam dhe duhet të keni besim të plotë tek forca juaj, te mençuria juaj dhe te dëshira e përbashkët për të parë Shqipërinë më ndyshe, më të fortë, më të zhvilluar dhe më pranë aspiratave të secilit prej jush.
Le të bëjmë që viti i ri të mos jetë vetëm një numër i ri në kalendar, por një fillim i ri për të gjithë ne. Bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për veten, për familjet tona për shoqërinë e kombin tonë, për gjeneratat që do të vijnë në këtë vend të bekuar.
Shëndetplotë dhe i lumtur qoftë për të gjithë shqiptarët kudo ku janë Viti i Ri 2025!
Me respekt dhe përkushtim,
Shpëtim Axhami