Zyrtarët të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë u takuan të martën në Arabinë Saudite për të diskutuar mbi përmirësimin e marrëdhënieve dhe negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë- bisedime që pasqyruan një ndryshim të madh dhe të shpejtë të politikës së jashtme amerikane nën drejtimin e Presidentit Donald Trump.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha në një konferencë pas bisedimeve, se në takim ishte rënë dakord për një proces për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
Ai tha se bisedimet ishin të dobishme, delegacionet ruse dhe amerikane kishin dëgjuar njëri-tjetrin dhe ishin pajtuar që të krijonin kushtet për rikthimin e plotë të bashkëpunimit.
Ai tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO ishte i papranueshëm, sikurse ishte e papranueshme dhe prania e trupave të NATO-s në Ukrainë.
“I shpjeguam kolegëve tanë atë që Presidenti Putin ka nënvizuar vazhdimisht, se zgjerimi i NATO-s, përfshirja e Ukrainës në NATO është një kërcënim direkt për interesat e Federatës Ruse dhe sovranitetit tonë”, tha zoti Lavrov.