Organizata “LIZA -R” dërgon nxënësit më mirë në Turqi

🚀Organizata “LIZA -R”, në kuadër të projektit ERASMUS , në bashkëpunim me partnerët tanë të shquar në Turqi, ka realizuar përzgjedhjen e nxënësve më të dalluar të Gjilanit nga shkollat e mesme.

✅️Këta nxënës do të kenë nderin të përfaqësojnë Kosovën në një ngjarje prestigjioze që do të zhvillohet në Stamboll, Turqi, nga data 22-28 shkurt 2025. Gjatë kësaj periudhe, ata do të marrin pjesë në një trajnim dhe konferencë të rëndësishme që fokusohet në temat e projekteve të qëndrueshme dhe zhvillimore, një mundësi e shkëlqyer për të mësuar dhe ndarë ide me rininë ndërkombëtare.

🌟Ky projekt është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e njohurive dhe aftësive të të rinjve, duke u mundësuar atyre të kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për të gjithë.

Ne do te vazhdojme me programet e tilla pergjatë tërë viti në shkëmbime rinore duke i ftuar të rinjtë të marin pjesë në aplikimet e tjera.