Pablo Picasso, Vajza perpara pasqyres, 1932, Muzeu i Artit Modern, Nju Jork
Te thuash se Pablo Picasso ishte nje artist novator eshte nje nenvleresim. Ai ka pasur nje impakt te pamatshem ne zhvillimin e piktures, skulptures, gravures dhe qeramikes ne artin evropian te shekullit te 20-te. Vepra e Picasso-s na tregon forcen e tij konstante per te rishpikur vetveten dhe per te kerkuar forma te reja per te bere art. Nga periudha e tij blu dhe roze deri tek zhvillimi i Kubizmit, periudhes se tij Neo-Klasike deri tek stili i tij ikonik Kubo-Surrealist. Vajza perpara pasqyes eshte pjese e nje serie veprash te cilat Picasso i ka realizuar gjate vitit 1932 ne studion e tij ne Château de Boisgeloup, ne Normandi. Seria paraqet muzen e Picasso-s, Maria-Therese Walter e cila u be dashnorja e tij teksa ai ishte ende i martuar me gruan e tij te pare Olga Khokhlova. Shumica e ketyre veprave sensuale kane te njejten madhesi, jane realizuar ne nje dite dhe jane ekzekutuar me ngjyra te forta, konture te trasha dhe me forma te lakuara. Ne shumicen e pikturave ai paraqet Maria-Therese Walter te ulur ne nje karrige, duke fjetur ose shtrire. Megjithate, ne kete veper ajo po qendron perpara nje pasqyre te madhe duke pare vete reflektimin e saj. Pasqyra eshte nje artikull i perdorur ne historine e artit, shpesh ne kompozimet me Maria Magdalene. Si nje simbol i “vanitas” ajo i kujton shikuesve per vete vdekshmerine e tyre duke i nxitur ata qe te braktisnin luksin per hir te te mesuarit.
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
#pablopicasso
#enkeledasuti