Nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm dekorimi me Medaljen e Mbretit, testament se puna e angazhimi vlerësohen aty ku vlerat kanë rëndësi!
Në Parlamentin e Kanadasë në Otavë, në praninë e familjes sime, dhe mysafirëve tjerë, pranova nderin më të lartë, Medaljen e Mbretit, për kontribut të rëndësishëm ndaj kombit dhe avansimit të marrëdhënjeve ndërshtetërore të Kanadasë, veçanërisht karshi Kosovës.
Ky nderim është vlerësim i jashtëzakonshëm për mua dhe angazhimin tim në sferën publike. Medalja e Mbretit, e akorduar nga Parlamenti, respektivisht miku ynë Deputeti Federal z. Kyle Seeback, me aprovimin e Guvernatorit të Përgjithshëm të Kanadasë, ishte inicuar me propozimin e heroit tonë të gjallë dhe mentorit tim politik e kombëtar z. Joe DioGuardi, me të cilin dhe znj. Cloyes, kam bashkëpunuar ngushtë mbi dy dekada dhe nga të cilët kam mësuar shumëçka për avokimin e suksesshem për kauzën tonë kombëtare.
Për mua dhe familjen time, mikëpritja kaq e ngrohtë dhe kaq e përzemërt në Parliament Hill ishte ngjarje e paharruar dhe inkurajim i lartë për të vazhduar angazhimin dhe shërbimin ndaj kombit tonë, gjithëherë me miq e aleatë. Kanadaja ka qenë dhe vazhdon të jetë një aleate e parezervë e Kosovës.
Përjetësisht mirënjohës z. Seeback, familjes Seeback e Mazreku, dhe Parlamentit të Kanadasë për vlerësimin.
Falëmnderues edhe z. DioGuardi për propozimin, dhe miqëve tjerë anekënd Kanadasë për përkrahjen e këtij propozimi përfshirë z. Naser Berisha, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptaro-Kanadeze.
Faton Bislimi
🇦🇱🇽🇰🙏🇨🇦