Starmer dëshiron të punojë me Francën për një plan paqeje

Britania e Madhe dëshiron të punojë me Francën për një plan paqeje për Ukrainën. Kryeministri britanik Keir Starmer ka përsëritur thirrjen për garanci sigurie nga SHBA për një forcë paqeruajtëse evropiane.

Kryeministri britanik Starmer i tha BBC-së pak para fillimit të një samiti për Ukrainën në Londër se edhe vende të tjera mund të përfshihen në planin për t’i dhënë fund luftimeve. Më pas plani do të diskutohej me SHBA.

Starmer: Për forcën paqeruajtëse evropiane nevojitet mbrojtja e SHBA
Kryeministri britanik Keir Starmer ka përsëritur thirrjen për garanci nga SHBA, në mënyrë që evropianët të pengojnë Rusinë ta ripushtojë Ukrainën pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje. Nga SHBA do të pritej të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën, pasi aftësitë e evropianëve nuk janë të mjaftueshme. Sipas Starmerit, nevojitet një lloj sigurie amerikane që të funksionojë një marrëveshje paqeje. Vetëm në këtë mënyrë mund të ofrojë garanci sigurie një forcë paqeruajtëse evropiane për Ukrainën. “Unë nuk mendoj se ka ndonjë garanci pa këtë,” i tha Starmer BBC. Kryeministri britanik theksoi se beson që edhe presidenti amerikan Trump dëshiron paqe të qëndrueshme.

Të kapërcehet hendeku dhe të kthehemi në temën kryesore
Starmeri theksoi se ai dëshironte të formonte një “koalicion të të vullnetshmëve” për të skicuar garanci konkrete evropiane të sigurisë për Ukrainën. Ai tha se nuk donte të kritikonte askënd, por kjo ishte më e mirë se të pritej secili nga vendet e Evropës.

Në lidhje me skandalin e Shtëpisë së Bardhë midis Zelenskit dhe Trump, Starmer tha: “Këtë askush nuk dëshiron ta shohë”. Për këtë arsye ai kishte marrë në dorë telefonin dhe kishte folur me të përfshirët. “Motivimi im ishte, si të thuash, që të kapërcehet hendekun dhe kthimi në temën kryesore”, tha ai.

Udhëheqësit e BE dhe NATO-s takohen në Londër këtë pasdite për të diskutuar për Ukrainën. Ndër të tjera marrin pjesë kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidenti francez Emmanuel Macron, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Marc Rutte dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

aud (dlf,tgsch)xStarmer dëshiron të punojë me Francën për një plan paqeje
8 orë më parë8 orë më parë
Britania e Madhe dëshiron të punojë me Francën për një plan paqeje për Ukrainën. Kryeministri britanik Keir Starmer ka përsëritur thirrjen për garanci sigurie nga SHBA për një forcë paqeruajtëse evropiane.

https://p.dw.com/p/4rG9Z
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer (djathtas) në Paris, 17.02.2025
Macron dhe Starmer, 17.02.2025Fotografi: Aurelien Morissard/AP Photo/dpa/picture alliance
Kryeministri britanik Starmer i tha BBC-së pak para fillimit të një samiti për Ukrainën në Londër se edhe vende të tjera mund të përfshihen në planin për t’i dhënë fund luftimeve. Më pas plani do të diskutohej me SHBA.

Starmer: Për forcën paqeruajtëse evropiane nevojitet mbrojtja e SHBA
Kryeministri britanik Keir Starmer ka përsëritur thirrjen për garanci nga SHBA, në mënyrë që evropianët të pengojnë Rusinë ta ripushtojë Ukrainën pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje. Nga SHBA do të pritej të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën, pasi aftësitë e evropianëve nuk janë të mjaftueshme. Sipas Starmerit, nevojitet një lloj sigurie amerikane që të funksionojë një marrëveshje paqeje. Vetëm në këtë mënyrë mund të ofrojë garanci sigurie një forcë paqeruajtëse evropiane për Ukrainën. “Unë nuk mendoj se ka ndonjë garanci pa këtë,” i tha Starmer BBC. Kryeministri britanik theksoi se beson që edhe presidenti amerikan Trump dëshiron paqe të qëndrueshme.

Zelenski dhe Starmer ne Londer, 01.03.2025Zelenski dhe Starmer ne Londer, 01.03.2025
Zelenski dhe StarmerFotografi: Martyn Wheatley/i-Images/IMAGO
Të kapërcehet hendeku dhe të kthehemi në temën kryesore
Starmeri theksoi se ai dëshironte të formonte një “koalicion të të vullnetshmëve” për të skicuar garanci konkrete evropiane të sigurisë për Ukrainën. Ai tha se nuk donte të kritikonte askënd, por kjo ishte më e mirë se të pritej secili nga vendet e Evropës.

Në lidhje me skandalin e Shtëpisë së Bardhë midis Zelenskit dhe Trump, Starmer tha: “Këtë askush nuk dëshiron ta shohë”. Për këtë arsye ai kishte marrë në dorë telefonin dhe kishte folur me të përfshirët. “Motivimi im ishte, si të thuash, që të kapërcehet hendekun dhe kthimi në temën kryesore”, tha ai.

Udhëheqësit e BE dhe NATO-s takohen në Londër këtë pasdite për të diskutuar për Ukrainën. Ndër të tjera marrin pjesë kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidenti francez Emmanuel Macron, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Marc Rutte dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

aud (dlf,tgsch)xlpress.tv