Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë dhe si duhet lexuar për ne shqiptarët

Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë dhe si duhet lexuar për ne shqiptarët.

Grid Rroji

Tani që çmenduria kolektive e Tiranës e dha gjykimin e vet do desha të jap një gjykim timin analitik mbi çka ndodhi këtë javë në takimin Tramp- Zhelenski dhe si duhet lexuar nga shqiptarët.

Së pari, Zhelenski e dinte se nuk do e nënshkruante marrëveshjen por donte mbulesë të brendshme politike dhe arsenal për tju qasur Evropës për ndihma të shumëfishuara. Ndaj dhe gjykoj se përplasja në Zyrën e Presidentit Amerikan ishte e planifikuar dhe e kërkuar nga ai. Nuk jua mori mendja se Trampi do i nxirrte jashtë për Zhelesh, por në çdo strategji ndodhin kalkulime të gabuara.

Administrata amerikane përtej drejtpërdrejtshmërisë së Presidentit Tramp i cili nuk ja përton askujt, nuk po i avitet çështjes së Ukrainës aq ndryshe sa po komentohet. Thjesht i kanë idetë e qarta dhe nuk i tuten veprimit si të mëparshmit. Ata që ‘çuditen’ sot ose nuk kanë ndjekur me vëmendje Ukrainën, ose kërkojnë kapital politik shterp duke ju hedhur hi syve. Doktrina Sallivan (se Presidenti Bajden ishte me kohë të pjesshme sipas raportimeve mediatike), mbështetej pikërisht mbi ndihmën ushtarake dhe ekonomike aq sa mos të humbnin ukrainasit sepse i druhej asaj që Tramp e tha shkoqur që t’a dëgjojmë të gjithë. Provokimit të L3 Botërore! Por administrata e kaluar nuk e pati problem ta bënte Ukrainën mish për top siç jua tha shkoqur Oresidenti Tramp. Udhëheqja e Ukrainës është e gatshme të luaj kumar me Luftën e Tretë Botërore. Tramp nuk do t’jua lejojë. Ankesat e Ukrainasve para zgjedhjeve dhe Zhelenskit në veçanti kanë qenë pikërisht se doktrina Sallivan nuk u jepte mjaftueshëm ndihma. Me djallëzi, Zhelenski mendoi se ja la kopilin në derë administratës Tramp por doli me bisht ndër shalë dhe do kujtohet si ai që i vuri vulën humbjes së popullit të vet në këtë luftë. Trampi kërkon marrëveshje me Rusinë për arsye strategjike të cilat i din kushdo që merret me atë punë. Administrata e kaluar e dëshironte një gjë të tillë po nuk e kishin udhëheqësinë dhe aftësinë e duhur për ta mbërritur. Koha do e tregojë nëse e ka atë aftësi administrata aktuale. Unë besoj se po.

Marrëveshja me Rusinë do të bëhet sepse Zhelenski nuk ka ku të shkojë. Evropa do ti rrahë krahët po nuk e ka fuqinë ekonomike dhe ushtarake ta ndihmojë sa duhet. Pikësëpari Evropës i duhet të investojë për të mbrojtur veten. Dhe më e rëndësishmja nuk ka vullnetin dhe përbashkësinë për të vepruar në unison.
Jo vetëm aq, po normalizimi i marrëdhënieve tregtare ShBA-Rusi do ti japë kësaj të fundit mundësitë që të reinvestojë në rimbushjen e arsenaleve dhe raportet e forcës do të ndryshojnë në favor të Federatës Ruse në raport me Ukrainën, ekonomia e së cilës nuk mbahet dot pa ndihmat.

Po ne shqiptarët?

Ne duhet të përgatitemi (shumë vonë por kur jua kemi thënë ska dashtë me dëgjue njeri) që do të jemi monedhë shkëmbimi në marrëveshjet e fuqive të mëdha. Ose për ta thënë në formë shahistike ne jemi ushtarë të ekspozuar që përdoren pêr të shkëmbyer torre apo kuaj në pozicion tjetër të fushës kur duhet mbrojtur mbreti i secilit lojtar. Me pak fjalē jemi në një pozicion që kemi fare pak kontroll mbi fatin tonë. Thjesht kemi shpresuar derimësot se lojtarët do vendosin mos të na përdorin ne për të shkëmbyer gjëra të tjera. Madje kemi besuar se sido sado, nuk na luan njeri.

Paritë tona mendojnë e veprojnë si katundarë kur ne kemi nevojë për shtetarë. Paria e Tiranës punon kundër shqiptarëve. Paria e Prishtinës është e ndarë, në konflikte të brendshme dhe nuk arrin(nuk ka vullnetin) me e pa lojën siç duhet. Populli është i hutuar, i propagandizuar dhe merret me zgjidhjen e problemeve të Ukrainës e Palestinës pa e kuptuar se jemi po aq në rrezik ne vetë. Aleatin e vetëm real me ndikim që kemi, SHBAtë, paritë respektive duan ti kthejnë në armiq. Beogradi dhe Athina po nxitojnë tu bëhen urë, ndërsa paritë shqiptare kryejnë vetëvrasje kombëtare.

Mirëpo çdo krizë përbën edhe një mundësi. Sot kemi mundësinë me e flakë Parinë e Tiranës në plehna, me e përdorë krijimin e qeverisë në Prishtinë si mjet me rifutë në agjendë çështje themelore në shkëmbim të ikjes nga froni të një politikani tashmë të djegur si Kurti, dhe të kërkojmë zgjidhjen e duhur për Çështjen Kombëtare Shqiptare ende të pazgjidhur dhe për bashkim të shqiptarëve.

Kjo po që varet prej nesh. Por kërkon sakrifica dhe daljen nga vorbulla propagandistike që na rrethon.

Unë besoj tek mençuria e popullit tim dhe do vazhdoj ta besoj sa të kem frymë. Dhe do punoj për shqiptarët sa dhe si mundem. Sepse nuk kam e nuk mundem me pasë tjetër atdhe. Sepse kush nuk punon për kombin e vet, e ka Xhehnemin/Ferrin e garantuem. E unë dua me e ruejt shpirtin të pastër.