Nga Ylli Spahaj
Botuar në DITA
Nga eksperiencat botërore, vendet në zhvillim që dalin nga sistemet moniste si i yni, në 10-15 vitet e para e kanë rritjen ekonomike nga 10-15% të GDP-së. Edhe sot Kina e ka rritjen ekonomike rreth 7.5% të GDP-së.
Zvicra, sipas Europe Instad për vitin 2017 u rendit vendi i parë në Europë me nivelin më të lartë të zhvillimit, me një pagë mesatare mbi 7100 euro/muaj për nënpunësit shtetërore. Për të nxjerrë me qartë qëllimin e kësaj analize po heqim vetëm keto paralele.
– Sikur Zvicra të kishte edhe një vijë bregdetare mbi 500 km, ku do ishte sot niveli ekonomik i saj? Ajo nuk ka as edhe një metër bregdet ndërsa ne i kemi mbi 500 km.
– Sikur Zvicra të kishte male me Baker, male me Hekur – Nikel, sikur të kishte edhe rezervat me cilësore të Kromit në bote, ku do ishte sot niveli ekonomik i saj? Ajo nuk ka asnje kg nga këto, ndërsa ne i kemi të gjitha.
– Sikur Zvicra të kishte edhe Fusha Nafte Mbajtëse, ku do ishte sot niveli ekonomik i saj? Nuk ka asnjë liëer Nafte, ndërsa ne kemi shumë fusha Nafte mbajtëse, etj plot si këto.
– Po sikur Zvicra të kishte edhe 30% të popullsisë në emigracion, ku do ishte sot niveli ekonomik i saj? Ndërsa ne e kemi një emigracion mbi 30% E pra Zvicra nuk ka asnjë nga keto dhurata të Perëndise, ndërsa ne i kemi të gjitha.
Atëherë, Ju zotërinj Kryeministra që iket, Ju që jeni në detyrë dhe Ju që do të vini a mund të na thoni se përse zvicerianët paguhen mbi 14 herë më mirë se sa ne? Mjaftojnë vetëm këto pak paralele të mësipërme për të bërë më se të qartë se Shqipëria është ndër vendet më të pasura të Kontinentit.
Prej këtej i lind e drejta çdo shqiptari për t’i bërë disa pyetje çdo Kryeministri, cilidoqoftë, ai i sotmi apo ai i nesërmi: – Keni njohuri ju Z. Kandidat për Kryeministër se si Shqipëria ky vend shumë shumë i pasur mund të vihet në rrugën e Zvicrës apo të fillojë t’i afrohet asaj, por për të ardhur deri ketu, a dini ju se si t’i fuqizoni Financat Publike dhe ta beni si Shtetin dhe Popullin të pasur madje shumë të pasur?
-A dini ju Z. Kandidat për Kryeminister se si t’i rrisni Pensionet e uleta ne 40.000 leke/muaj, se si te tre apo katerfishoni rrogat e uleta apo se si te dy apo trefishoni kreditimin ne nivel Kombetar?
-A dini ju Z. Kandidat per Kryeministër se si te tre apo katërfishoni rrogat e ulëta?
-Keni njohuri ju Z. Kandidat për Kryeministër se si mund të hiqen Trarët 35-vjeçare të Rrugëve, Autostradave, Aeroporteve, Hidrocentraleve që po vendosen sot dhe atyre që do vendosni nesër.
– Keni njohuri ju Z. Kandidat për Kryeministër të përgatisni një administrate shumë të aftë dhe profesioniste, të guximshme, e cila të marrë në dorëzim të gjitha koncensionet e huaja (që ky popull mezi po i pret t’i marrë përsëri) dhe të mos frikësohet e të tërhiqet nga marrja në dorëzim apo nga paaftësia që ju zgjasni afatin, si në rastin e koncensionit të kolaudimit të Makinave, marketimit etj?
– Keni ndonjë vision apo ide ju Z. Kandidat per Kryeminister se si të ndërtoni Monopolet dhe Kapitalizmin Publik ?
E pra, ndonëse jemi shumë shume te pasur, fatkeqesisht kemi mbetur vendi më i varfër në Europë, ku akoma ka shumë bashkëqytetarë të mi që marrin ushqimet me listë. Sistemet shtetërore nuk bien nga Platformat Politike, por bien kur ju bie Platforma Ekonomike. Tito ishte i pari që e aplikoi këtë sistem në Jugosllavi, i cili përfundoi deri në shpërbërjen e saj, por që askush nuk nxorri mësime, ndërsa historia nuk shuhet, ajo përseritet sipas spirales së Arkimedit.
Sa më sipër pyetjeve, sidomos ju Kandidatët e rinj për kryeministër, a keni ndonjë vision apo ide të re se si do të shëndoshni Financat publike, se si do të rrisni rrogat e ulëta, pensionet etj, në rast se keni ndonjë vision apo ide, thuajani popullit, shpjegojani me të gjitha format, sidomos në ato pak kontakte që ftoheni në TV.
Po monopolet private si do t’i amortizoni apo çmonopolizoni. Nobelisti Milton Friedman në librin Roli i qeverisë në një shoqëri të lirë, faqe 31 citon se Monopolet nënkuptojnë mungesën e alternativave. Në praktike, monopoli, shpesh, në mos përgjithësisht ngrihet nga mbështetja e qeverisë ose marrëveshjet dashakeqe ndërmjet individëve. Si rezultat i monopoleve Shqipëria është Polarizuar Ekstremisht me shpejtësi marramendëse aq sa tashmë mbi 65% e parave të shqiptarëve zotërohen nga më pak se 3% e tyre.
Po kështu në rast se e dini se si bujkut shqiptar nuk do t’ kalbet asnjë kokërr qepe apo molle apo produkt bujqësor, thuajani dhe shpjegojani në detaje popullit sot, si dhe ne detajë shpjegoni se si do të zhbllokoni monopolin bankar apo sistemin e telefonisë Imobiliare.
Për popullin është me shume interes të dijë se si do të zbusni problemin e madh të strehimit, sidomos për çiftet e reja, në rast se keni ndonjë format të ri apo ide të re thuajani popullit, etj, etj halle të popullit, shpjegojani në detaje sot, kur jeni në fillim të fushatës, se pas zgjedhjeve nuk kanë më vlerë.
Në aspektin ekonomik Formati i Sotëm që aplikohet nuk është gjë tjetër vetëm zgjatimi i Qeverive të mëparshme, ku spikasin marrja e Borxheve, Eurobondeve, Koncensionet etj. E vetmja gjë e re janë PPP-të 35-vjeçare.
Prandaj sido që ta rrotullosh këtë regjim apo sistem ekonomik me rritje 3% nuk ka çfarë të japë më shumë, ndonëse të gjitha degët e ekonomisë punojnë, por të jeni shumë të sigurtë se regjimi i sotëm ekonomik do të prodhojë gjithnjë e më shumë Borxhe të Reja të cilat shqiptarët nuk do t’i lajnë dot kurrë, PPP-ra 35-vjeçare, Eurobonde, Trare të Rinj 35-vjeçare me pagesë mbi Rrugë, Autostrada, Tunele, Aeroporte dhe Porte Detare të Reja 35-vjeçare, njesoj si Italia, e cila pas shembjes së urës Morandi në Gjenova hodhi me force idenë për të shtetëzuar të gjitha koncesionet e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve për të patur monopolin mbi to, duke trembur Oligarkinë Italiane, apo kur Kryetari i Opozitës në Angli për gjatë fushatës së vitit 2013 hodhi idenë dhe vizionin se në rast fitoreje do të shtetëzojë të gjitha Asetet dhe Burimet Financiare (nga ku janë të ardhurat) për të rritur pagat, ulur taksat, për të rritur mirëqenien e popullit, pasi shteti nuk kishtre më burime të ardhurash sepse të gjitha asetet publike që gjenerojnë para i kanë shitur tek privatët, duke tundur dhe frikësuar të gjithë Oligarkinë Angleze.
Prandaj Shqipëria ka nevojë per Vizione, Ide dhe Formate të Reja zhvillimi Ekonomik. Vizionet dhe Idetë e reja i bejnë njerëzit e mençur, i bëjnë Intelektualët, i bëjnë Elitat e Shoqërisë, i bëjnë Aksiomat e Nobelistit Milton Friedman, babai i ekonomisë amerikane, ndonëse kur i dëgjon shpesh herë i ngjajnë “Vezës së Kolombit”.
Pikërisht në Aksiomën e Friedmanit janë mishëruar dhe gjenden edhe përgjigjet e shumë pyetjeve sa më sipër. Si përfaqësues i një grupi intelektual mund të kontribuojmë me çdo format të ri politik për të vënë sa më drejtë një tullë mbi murin e demokracisë tonë akoma të brishtë. “Intelektualët janë të parët që e kuptojnë kapitalizmin por janë të fundit që shkojnë në të. Fatkeqësisht ata mbeten skllevër të profesionit të tyre”.