Gjilan – 07.03.2025 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Venhar Salihu, së bashku me Ushtruesin e Detyrës së Administratorit, z. Sylejmon Qarrolli, kanë pritur në një takim Kryetarin e Odës Regjionale të Avokatëve, Selami Rexhepi së bashku me disa avokatë të këtij regjioni.
Në këtë takim u diskutua progresi i Gjykatës Themelore në Gjilan, ankesat e gjyqtarëve dhe stafit tjetër në raport me avokatët, si dhe ankesat e avokatëve në raport me gjyqtarët dhe stafin administrativ.
Ndërkohë, kryetari Rexhepi dhe avokatët kanë falënderuar kryetarin e Gjykatës për menaxhimin e sukseshëm gjatë mandatit të tij, efikasitetin e treguar, ngritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies në raport me gjyqtarët dhe stafin tjetër të gjykatës.
Kryetari Salihu në fund falënderojë kryetarin Rexhepi dhe pjesëmarrjen e gjithë avokatëve të pranishëm, gjithashtu mirëpriti vlerësimet, vërejtjet dhe sugjerimet që dhanë për gjykatën dhe të njëjtën kohë kërkojë që në vazhdimësi ti adresojnë shqetësimet të cilat hasin në punët e tyre të përditshme në gjykatë, me qëllim që edhe më tepër të ngritet efikasiteti, llogaridhënia dhe përgjegjësia e të gjithë zyrtarëve dhe sigurojë që adresimet/ankesat e tyre do të trajtohen me seriozitetin më të lartë.
#OdaAvokateveteKosoves
#OAK