Sot prita në takim Zëvendës Komandantin e Përgjithshëm të KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican, si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, së bashku me pjesëtarë të tjerë të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe angazhimin e përbashkët për sigurinë në komunën tonë.
Gjithashtu, shprehëm mirënjohjen për donacionin e KFOR-it në krijimin e dhomave të posaçme për fëmijët në stacionin e policisë, një kontribut i rëndësishëm për mbështetjen e tyre.
Falënderoj KFOR-in dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre!
Alban Hyseni