Zotëria në foto që ngjan si i pastrehë është aktualisht një nga mendjet më të ndritura në botë

Zotëria në foto që ngjan si i pastrehë është aktualisht një nga mendjet më të ndritura në botë.

Ky është Grigori Perelman, një nga matematikanët më të mëdhenj të kohës sonë. Njërëzit i kalojnë pranë pa ia hedhur sytë… ose ndoshta edhe duke e paragjykuar.

Por pas flokëve të çrregullt dhe rrobave modeste është mendja e shkëlqyer që zgjidhi teoremën legjendar të Poincaré – një nga problemet më të vështira në matematikë. Si shpërblim në vitin 2006, Instituti i Matematikës Clay i ofroi 1 milionë dollarë por ai i refuzoi .

Është e çuditshme se pas këtij vërtetimi të hipotezës, Perelmani u largua plotësisht nga bota akademike, duke refuzuar famën, paratë dhe vëmendjen.

Jeton në fshat, në një shtëpi të vogël, me mamanë, larg syve të publikut, shkruajnë mediet ruse.

Disa blogerë shfaqin nëpër video të rinj e të reja ruse që mbajnë të stampuar nëpër bluza foton e tij dhe shprehjen “Disa gjëra s’kanë çmim”./Sokol Neçaj

ObserverKult