Shkëlqim apo mashtrim?

SHKËLQIM APO MASHTRIM?

Zija Cela

Ndodh nganjëherë që vullkanet, bashkë me llavën, nxjerrin nga thellësitë e nëntokës edhe diamante. Ndërsa një shkrimtari i duhet që, duke e mbajtur përbrenda tërë erupsionin, të nxjerrë në sipërfaqe vetëm xhevahirin.
Uf, sa përvëluese është!
Dhe kujdes, jo çdo gjë që shkëlqen është flori! Ah, sa lehtë mund të rrehesh vetë e pastaj të mashtrosh edhe të tjerët!
Krijimtaria serioze e tejkalon pasionin. Ajo është kryesisht vuajtja e ēmbël e një flijimi të ngadalshëm, por të vetëdijshëm dhe të pandalshëm.