Drejtori për Zhvillim Ekonomik, pjesëmarrës në Panairin e Turizmit

Drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani, mori pjesë në edicionin e sivjetmë të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit, i cili po mbahet në Prishtinë.

Gjatë vizitës së tij, drejtori Shabani u takua me përfaqësues nga organizata turistike, si dhe operatorë të industrisë së turizmit dhe sportit, me të cilët diskutoi rreth mundësive të bashkëpunimit.