Punimet në rrugën “Adem Jashari”, drejt përfundimit

Punimet për rregullimin e rrugës dhe trotuarit në rrugën “Adem Jashari” janë drejt përfundimit.

Tanimë punimet janë afër përfundimit.

Për të parë ecurinë e punëve nga afër ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi.

I pari i Gjilanit, tha se rruga “Adem Jashari” po bëhet.

“Me përfundimin e këtyre punimeve, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësi për një qasje më të lehtë. Kjo është vetëm një nga shumë investime që po bëjmë për t’i dhënë një pamje të re dhe për ta bërë Gjilanin që ne duam”, tha kryetari Alban Hyseni.