Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile.
Në njoftim thuhet se të dyshuarit B.T., M.I. dhe e dyshuara N. Č dyshohen se në cilësi të gardianëve-zyrtarëve korrektues në burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese në Lipjanit kanë marrë pjesë në maltretimin, rrahjen, torturimin fizik dhe psikik te të ndaluarve shqiptarë.
“Fillimisht në qytetin e Lipjanit në dy lokacion të ndara, janë lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari B.T. mashkull dhe e dyshuara N.Č. (femër). Në vazhdimësi të aktiviteti operativ në Prishtinë është lokalizuar dhe arrestuar edhe i dyshuari i tretë M.I. mashkull. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, në cilësi të gardianëve-zyrtarëve korrektues në burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese në Lipjanit kanë marrë pjesë në maltretimin, rrahjen, torturimin fizik dhe psikik te të ndaluarve shqiptarë.”, thuhet në njoftim.
Të arrestuarit janë shoqëruar ne zyrat e Drejtorisë së Hetimit të Krime të Luftës dhe janë duke u intervistuar.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar të vazhdojë me hetimet dhe bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet përkatëse për të siguruar drejtësi lidhur me krimet e luftës në Kosovë.”, thuhet tutje./Arbresh.info/