Është përmbyllur aktiviteti i Javës “Vajzat në ICT 2025”, organizuar nga Qendra e Edukimit dhe Zhvillimit të Teknologjisë – Pro Corders në
Sallën Koncertale të Shkollës së Muzikës në Gjilan.
Kryetari i Komunës sē Gjilanit Alban Hyseni, tha se kishin kënaqësinë që në Sallën Koncertale të Shkollës së Muzikës të përmbyllim aktivitetin e Javës “Vajzat në ICT 2025”, organizuar nga Qendra e Edukimit dhe Zhvillimit të Teknologjisë – Pro Corders.
“Ishte kënaqësi të shohim kaq shumë vajza të reja të apasionuara pas teknologjisë dhe inovacionit, duke dëgjuar fjalime frymëzuese nga profesioniste të fushës së ICT-së dhe rrëfime suksesi që dëshmojnë fuqinë e përkushtimit dhe ëndrrave të mëdha”, tha Alban Hyseni.
I pari i komunës, theksoi se Gjilani do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zhvillimin e vajzave dhe grave në sektorët e teknologjisë dhe inovacionit.