Balluku: Aeroporti i Vlorës merr kodin nga IATA

hoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave aeroportit të Vlorës, VLO.

Kështu ka bërë të ditur zv.kryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një postim në rrjetin social në Facebook.

“IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO”, ka shkruar Balluku.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) është shoqata tregtare për linjat ajrore në botë, që përfaqëson rreth 340 linja ajrore mbi 80% të trafikut ajror global. Mbështesin shumë fusha të aktivitetit të aviacionit dhe ndihmojmë në formulimin e politikave të industrisë mbi çështjet kritike të aviacionit.