Kanë filluar punimet për rregullimin e kanalizimit atmosferik në njërën ndër rrugët kryesore të qytetit, atë “Mulla Idrizi” e të cilat po vazhdojnë me intensitet të shtuar.
Në këtë pjesë vazhdimisht ka pasur grumbullim të ujit, i cili ka përfunduar gjithandej rrugës, derisa tash e tutje uji do të lëviz shkoj nëpërmjet gypit.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë Bekim Salihun kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në rrugën “Mulla Idrizi”.
I pari i Gjilanit, tha se filluan javën në rrugën “Mulla Idrizi”, aty ku po punohet me intensitet të lartë për rregullimin e kanalizimit atmosferik.
“Ky projekt me vlerë rreth 200,000 euro do t’i japë qytetit tonë një zgjidhje afatgjate dhe do të rrisë sigurinë në qarkullim”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i komunës theksoi se në bashkëbisedim me punëtorët në terren, panë nga afër progresin dhe planifikimet për përfundim sa më të shpejtë të projektit.