Ramadushit i shtrëngon dorën Lumir Abdixhiku, Terpeza ia jep bekimin dhe mbështetjen

Ramadushit i shtrëngon dorën Lumir Abdixhiku, Tërpesa ia jep bekimin dhe mbështetjen

Ai do të përfaqësojë diasporën në Parlamentin e Kosovës. Është koha që diaspora ta ketë zërin e saj të drejtpërdrejtë në Parlamentin e Kosovës. Kështu shprehen bashkëveprimtarët e Kantonit të Cyrihut, të cilët mbështesin Ramadush Eminin, kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e LDK-së.

Afaristi i njohur nga Zvicra, që i është futur garës për deputet, shprehet të jetë i kënaqur me përkrahjen që po merr nga strukturat e LDK-së dhe nga qytetarët gjatë takimeve. Me theks të veçantë, ai përmend përfaqësimin e diasporës dhe futjen në legjislativ të një deputeti që do të kujdesej për hallet dhe problematikat e diasporës.

“Unë kam pranuar këtë sfidë i bindur në sinqeritetin tim, të familjes sime dhe të kulturës afariste nga Zvicra. Unë jam vetëm një ofertë e sinqertë, dhe është në dorën e qytetarëve të vendosin me votën e tyre. Gati gjysma e popullsisë së Kosovës jeton jashtë Kosovës, andaj ne duhet të krijojmë lidhje më të thella dhe më të sinqerta me atdheun, ashtu si dhe atdheu me ne,” thotë Ramadush Emini, kandidat nga diaspora i LDK-së për deputet në Parlamentin e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit. /xpress.tv/