Kryetari i Komunës Alban Hyseni pati nderin të mirëpres në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Gerard McGurk

.

Gjatë këtij takimi, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe OSBE-së, me fokus në forcimin e institucioneve lokale, promovimin e transparencës, angazhimin e qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe përkrahjen për grupet e cenueshme dhe të rinjtë.

Kryetari e falënderoi Shefin e Misionit McGurk për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE-ja po ofron për zhvillimin dhe përmirësimin e qeverisjes në nivel lokal, duke siguruar që qytetarët e Gjilanit të kenë mundësi të drejta dhe të barabarta.

Ky takim përforcoi angazhimin e Komunës së Gjilanit për të vazhduar rrugën drejt një administrate më të hapur, transparente dhe të përgjegjshme.