Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ndanë 6400 euro për jetim me rastin e festës së Kurban Bajramit
Kryetari i degës së shoqatës humanitare “Bereqeti” në Gjilan Iljaz Mustafa ka njoftuar se Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan si zakonisht në prag të fetstave ndanë ndihma për familjet në nevojë. Kësaj radhe me rastin e festës së Kurban Bajramit KBI në Gjilan ndanë 6400 euro për 64 familje me jetim, për secilën familje nga 100 euro.
Gjithashtu këto familje kanë përfituar edhe nga 5 kg mish për përgaditjen e sofrës së bajramit.
Agim Hyseni
04.06.2025