Me aktivitete të shumta po shënohet 15 Qershori – Dita e Çlirimit të Gjilanit

Komuna e Gjilanit, po vazhdon aktivitetet në kuadër të shënimit të 15 qershorit, Ditës së Çlirimit të Gjilanit.

Këto aktivitete po mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, ku u mabjt gjysmë maratona “Gjilani Half Marathon – edicioni i 4-të.

Po ashtu u bënë homazhe tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në orët e para të mëngjesit, qyteti u gjallërua me Gjysmë Maratonën “Gjilani Half Marathon – edicioni i 4-të”, një simbol i përkushtimit qytetar ndaj lirisë.

“Menjëherë pas saj, bëmë homazhe tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve, duke u përulur para sakrificës së atyre që dhanë jetën për lirinë tonë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se sot është një ditë e gjatë me aktivitete të shumta për nder të Ditës së Çlirimit.

“Ejani të festojmë së bashku lirinë dhe historinë tonë”, tha kryetari Hyseni.