Mbahen dëgjimet publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2026–2028

Kanë vazhduar dëgjimet publike në kuadër të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), për periudhën 2026–2028, me përfaqësuesit e lagjeve të qytetit të Gjilanit, si dhe me përfaqësues të rinisë, grave, sportistëve, komunitetit kulturor, personave me aftësi të kufizuar, komunitetit jo-shumicë dhe Asamblenë Komunale të Fëmijëve,, në sallën e Kuvendit Komunal në Gjilan.

Të pranishëm në prezantimin e Kornizës Afatmesme të Buxhetit për vitet 2026, 2027 dhe 2028, ishin nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, ai i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër Bekim Salihu, anëtari i grupit punues, Ardian Foniqi, këshilltaret komunale; Krenare Latifi Kqiku dhe Ardita Ukshini dhe zyrtarë të tjerë.

Nënkryetarja, Leonora Morina Bunjaku, falënderoj të pranishmit që ishin pjesë në këtë takim të rëndësishëm, ku diskutohet për Kornizën Afatmesme të Buxhetit 2026–2028.

“Ky dokument nuk është vetëm një planifikim financiar. Është një mundësi që zëri juaj të përkthehet në prioritete konkrete. Është harta që e udhëheq komunën tonë drejt zhvillimit dhe ne duam që ajo të ndërtohet me ju dhe për ju”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja, shtoi se janë këtu për të dëgjuar çfarë ka rëndësi për qytetarët, për rininë, për gratë, për sportin, për kulturën, për komunitetet jo-shumicë, dhe për personat me aftësi të kufizuara.

“Qëllimi ynë, është një buxhet më gjithëpërfshirës, më i drejtë dhe më realist, që reflekton nevojat dhe vizionin e të gjithë qytetarëve”, tha Morina Bunjaku.

Kryesuesja e grupit, Arbenita Sopi Haziri, drejtoreshë e Administratës në Komunën e Gjilanit, falënderoi të pjesëmarrësit për paraqitjen e kërkesave të banorëve të fshatrave në dëgjimin buxhetor për KAB-in 2026-2028.