Po pse 6 janari dita e ujit të bekuar?!

 

Po pse 6 janari dita e ujit të bekuar?!

Sazan Guri

Shumë veta e lidhin me datën e bekimit të Krishtit dy javë pasi ai lindi më 25 të dhjetorit, dakord e pranueshme.

Por shtrohet pyetja se çfarë bënte njerëzimi para vitit zero?

Se edhe ditëlindja e Krishtit e kishte festën përkatëse para se të lindtte Ai, sikundër ishte ”Nata e Buzmit – buzë të ditës” me të gjitha tërtipet që kishte kjo datë, si dita e parë ku Dielli e dita merr sekonda jete më tepër, dita e parë kur fotosinteza është disa sekonda më tepër, pra gjerbërimi fillon e hapet, letargjia fillon e punon drejt zgjimit që festohet ende sot nga ajo pjesë e popullsisë shqiptare që ruan tiparet e shoqërisë si në kohën e fatosave të njerëzimit, megjithëse janë të krishterë që duhet ta kishin thyer festën e ardhur nga thellësitë e mijëvjeçarëve ose nga mugëtirat e historisë së njerëzimit me atë të Krishtit.
Dhe nuk e kanë bërë, sepse populli shqiptar kemi thënë para se të jetë besimtar është shqiptar, para se të jetë shqiptar ka qenë arbnor, më parë akoma ka qenë epirot, ilir, maqedonas, thrakas dhe më parë akoma ka qenë pellazg qysh nga koha e Atlantidës dhe më parë akoma ka qenë Arian, kohë që janë ngjizur festat e ngjyrave të natyrës….

Kësisoj edhe festa e ujit të bekuar 06 Janari, më parë se të jetë e të Krishterëve që shumë mirë bënë që e ruajtën, madje bënë që të trashëgohet, jo vetëm për shqiptarët, por për tanë botën, duhet medeomos të ketë qenë më parë si festë!

Pyetja është pse fiks dy javë më pas lindjes së Krishtit, ose pse gjysëm cikli hënor, pra 14 ditë?

Dihet se cdo ngjizje në tokë bëhet me anë të cikleve hënor, si psh fara e hedhur në tokë, qethja e flokëve, prerja e thonjve, hyrja në shtëpi të re, zënia e një fëmije, ciklet e grave, etj., etj., pafund nuk bëhen dosido, ashtu kuturu, por sipas një ligjësie të pozicionit Tokë, Hënë, Diell. Dhe nga kjo marrëdhënie, njeriu ka mësuar sesi planifikohet familja, ose kur hidhet fara në tokë, ose kur duhet të agjërojë njeriu?!

Psh familja prej nga vjen fjala fëmija zihet, ose le të themi kur nuk zihet – kur kemi javën e fundit të muajit Hënor dhe javën e parë të saj, dhe zihet apo ngjizet në dy javët e mesit të saj që janë 14 ditë të ciklit hënor 28 ditësh. Madje edhe ”zonjat” e grave ashtu janë apo jo – 28 ditëshe.

Edhe uji që ka një cikël 365 ditësh, kur do të gjenerojë vetveten e ”pjell” ujin tjetër brenda ciklit të ngjizjes hënore, brenda 14 ditësh, nga 25 dhjetori deri më 06 Janar, që duke i hedhur dhe kryqin e lyer me nitrat argjendi AgNO3 që shërben si katalizator apo përshpejtues i reaksionit bëhet dhe ndodh ajo që në këtë ditë e në këtë datë, uji kudo në botë është i bekuar dhe nuk prishet, dhe mund të spërkatësh me këtë ujë pa frikë këdo, si çiftin e ri, fëmijët, qerren, parmendën, dhe shtëpinë po deshët, dhe e mban për mbarësi deri në ciklin tjetër.

E gjithë ky shpjegim është sipas mendimit tim, sa do doja të mësoja edhe prej jush një formë tjetër shpjegimi.