Ashtu si në Amerikë, këto zgjedhje duhet të jenë për ekonominë

Luan Bukolla

Miqtë e mi të dashur,

Të enjten, më 9 Janar, fillon fushata zgjedhore më e rëndësishme në historinë e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës duhet të vendosin nëse duan të vazhdojnë me politikat e Albin Kurtit që i kanë sjellë Kosovës izolim dhe stagnim dhe rrënim ekonomik apo duan një ekonomi të fortë, duke përfshirë një përgjigje për sektorin e energjisë dhe anëtarësimin në NATO.

Prandaj është jashtëzakonisht e domosdoshme që të gjithë ne të bashkojmë forcat dhe të punojmë fort dhe së bashku për të ndihmuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe koalicionin e saj të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Nuk dua të dëgjoj, “Bukollë, jam i lodhur”, të gjithë duhet të punojmë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë deri në ditën e zgjedhjeve.

Keni 30 ditë për t’ia bërë qytetarëve të Kosovës të qartë pse duhet të votojnë për Ramush Haradinajn dhe Koalicionin e tij.

Ashtu si në Amerikë, këto zgjedhje duhet të jenë për ekonominë; Nuk ka asnjë Shqiptar në Kosovë që është i kënaqur me gjendjen ekonomike, veçanërisht me sektorin e energjisë.

Ju duhet të tregoni gjendjen katastrofike të ekonomisë që ka sjellë Administrata e Kurtit në Kosovë dhe pastaj t’i shpjegoni popullit se si do ta rregulloni ekonominë dhe të jeni konkret për këtë.

Ashtu si me Amerikën, nën Administratën Trump, jam po aq optimist për Kosovën nën Administratën e Haradinajt dhe do të keni mbështetjen time të plotë.

Ju uroj të gjithëve fat të mirë, suksese, dhe punë të mbarë!