Cancel Preloader

DW-Mitsotakis pranon dështimin, në defensivë pas aferës tronditëse të korrupsionit!

 DW-Mitsotakis pranon dështimin, në defensivë pas aferës tronditëse të korrupsionit!

Mitsotakis pranon dështimin, në defensivë pas aferës tronditëse të korrupsionit!

Prej mëse një jave opinioni publik grek po tronditet nga një aferë me subvencione agrare të përfituara ilegalisht nga BE. Akuzat nga Brukseli kanë sjellë dorëheqjet e para…

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u tregua çuditërisht i penduar fundjavën e kaluar: “Kemi dështuar”, shkroi ai në facebook dhe premtoi se do të luftojë edhe më fort korrupsionin, madje edhe kundër zyrtarëve të partisë së tij Nea Dimokratia (ND). Mitsotakis i referohej skandalit të fundit të keqpërdorimit të fondeve të BE në Greqi, i cili po hetohet aktualisht nga Zyra e Prokurorisë Publike Europiane (EPPO). Fjala është për subvencione agrare në vlerë prej qindra milionë euro. Ato u paguan nga agjencia përkatëse greke, Opekepe, për dele dhe dhi që nuk ekzistojnë në Kretë apo për plantacione bananesh në malin Olimp. Kjo dyshohet të ketë ndodhur me dijeninë e dy ish-ministrave të bujqësisë në qeverinë Mitsotakis: Makis Voridis, përgjegjës për bujqësinë nga 2021 deri 2023 dhe pasardhësit të tij Lefteris Avgenakis, që shërbeu deri në vitin 2024. Voridis, që njihet edhe si jurist i zoti, sapo ishte bërë ministër i Migracionit në mars të këtij viti. Të premten e kaluar (27 qershor 2025) ai dha dorëheqjen për të “mbrojtur pafajësinë e tij”. Tre ministra shteti, të përfshirë në këtë aferë, dhanë po ashtu dorëheqjen.

Në fakt skandali i Opekepe-s dihej prej disa muajsh. Por qeveria greke nuk reagoi ndaj akuzave dhe nuk ndërmori asnjë veprim – deri javën e kaluar, kur EPPO ia transmetoi parlamentit grek informacionet lidhur me përfshirjen e supozuar të ministrave në aktivitete kriminale.

Që prej një jave deputetët grekë kanë mundësinë të shohin dosjen e Prokurorisë Europiane, e cila megjithatë nuk lejohet të publikohet. Dosja prej 3.000 faqesh përshkruan një “organizatë kriminale”, të përbërë nga zyrtarë të Opekepe si dhe deputetë dhe individë, që kanë marrë në mënyrë të paligjshme fonde nga BE. Dosja përshkruan edhe se si vepronte organizata kryesisht në Kretë.

Lexo artikullin të plotë: https://www.dw.com/sq/skandali-me-subvencione-shkakton-kriz%C3%AB-qeveritare-n%C3%AB-greqi/a-73113053

XLPress

Postime të ngjashëm