DHIA E MALIT DHE BRIRI I SAJ I BOLLEKUT

DHIA E MALIT DHE BRIRI I SAJ I BOLLEKUT
( Ἀμάλθεια), Amaldhia ushqeu Zeusin foshnjë me qumështin e saj në ishullin e Kretës në një shpellë në malin Dikte; Mali i Dhive. (Goat Mountain).
Dhia e Malit (Amalthea) ishte kujdestarja (Dadoja) e Zeusit gjatë viteve që ai po rritej i fshehur në një shpellë në Kretë për t’u mbrojtur nga babai i tij, Kroni.
Dhia, Amalthea, ia dha qumështin e saj Zeusit të vogël. Së bashku me Melisën dhe Kuretët mitikë, ato ndihmuan në lindjen dhe rritjen aventureske të Zeusit, më të madhit nga dymbëdhjetë perënditë e Olimpit, në mënyrë që, ndërsa ai rritej, të mund të pretendonte dhe të fitonte pushtetin e tij si sundimtar i universit.
Miti gjithashtu thotë se një ditë, ndërsa Amalthea po luante me Zeusin e vogël, ai aksidentalisht ia theu bririn. Për ta mbajtur Amalthean të mos trishtohej dhe si shenjë mirënjohjeje, Zeusi e bëri bririn e thyer gjithmonë plot me çfarëdo që dëshironte pronari i tij.
Ky bri u bë i njohur në histori si ” briri i Amaldhisë “, një simbol i përjetshëm i bollëkut.
Aleksander Hasanas