Cancel Preloader

Ukraina nën sulme masive ruse dhe shpresën për ndihma shtesë! Sot Konferenca e Rindërtimit në

 Ukraina nën sulme masive ruse dhe shpresën për ndihma shtesë! Sot Konferenca e Rindërtimit në

 

Ukraina nën sulme masive ruse dhe shpresën për ndihma shtesë! Sot Konferenca e Rindërtimit në Romë

Rusia sulmoi përsëri Ukrainën gjatë natës të enjten (10.07.) me dronë dhe raketa. Sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Rusia sulmoi Ukrainën gjatë natës me 18 raketa dhe rreth 400 dronë. Ky ishte numri më i madh i sulmeve me dronë që nga fillimi i luftës. Një nga objektivat e sulmit ishte aeroporti ushtarak pranë Vasilkivit, në jug të Kievit, sipas vëzhguesve ushtarakë. Paralajmërime për sulme ajrore u lëshuan në më shumë se gjysmën e Ukrainës. Forcat Ajrore Ukrainase kishin paralajmëruar për afrimin e raketave dhe dhjetëra dronëve luftarakë. Të paktën dy persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën. Pas sulmeve masive ajrore ruse, SHBA dhe aleatët po sinjalizojnë gatishmëri për t’i ofruar ndihmë të mëtejshme Kievit. Sipas PresidentitDonald Trump, SHBA-të do të shqyrtojnë kërkesën e Ukrainës për një sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot. I pyetur nëse mund ta konfirmonte këtë, Presidenti Trump tha: “Ata (ukrainasit) do të donin ta kishin. Dhe e kanë kërkuar.” Trump shtoi, se “do të duhet ta shqyrtojmë.” Është një sistem shumë, shumë i shtrenjtë.” Sistemi raketor mbrojtës nga ajri “Patriot” i prodhuar në SHBA është një nga më modernët në botë.

Konferenca e Rindërtimit në Romë: Një konferencë dy-ditore për Ukrainën fillon në kryeqytetin italian, Romë, e organizuar nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Pjesëmarrës në Konferencë është edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, por edhe përfaqësues nga Polonia, Franca. Synimi i konferencës është përqendrimi i vëmendjes tek mbështetja ekonomike, “sepse rindërtimi nuk është i mundur pa një ekonomi të fortë”, tha Ministrja gjermane e Zhvillimit Reem Alabali Radovan (SPD) në Romë para konferencës për vendin e shkatërruar nga lufta. “Dhe kjo është arsyeja pse ne tani po lançojmë një Fond Evropian për Rindërtimin e Ukrainës. Do ta prezantojmë sot. Bëhet fjalë për sigurimin e mbështetjes ekonomike për Ukrainën me fonde private dhe publike”, tha Alabali Radovan.

Diskutimet do të përqendrohen edhe në mënyrën e mbështetjes së rindërtimit të infrastrukturës së shkatërruar, siç janë rrugët, urat dhe termocentralet tani. UNICEF, dega e Gjermanisë bën thirrje për një rindërtim të decentralizuar të Ukrainës që merr në konsideratë nevojat e veçanta të fëmijëve dhe të rinjve. Organizata bëri thirrje të enjten se duhet të vazhdojë edhe mbështetja ndërkombëtare për ndihmën humanitare për fëmijët dhe familjet. Sipas UNICEF-it, dega Gjermani 2,786 fëmijë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022. Një e treta e fëmijëve në Ukrainë jetojnë në shtëpi pa sisteme funksionale të ujit dhe kanalizimeve.

Lexi artikullin të plotë: https://www.dw.com/sq/ukraina-n%C3%ABn-sulme-masive-ruse-dhe-shpres%C3%ABn-p%C3%ABr-ndihma-shtes%C3%AB/a-73222171

    XLPress

    Postime të ngjashëm