Cancel Preloader

Fillon rinovimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhegër

 Fillon rinovimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhegër

 

Fillon rinovimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhegë

/Hyseni: Do ja rikthejmë Zhegrës jetën kulturore dhe organizimin që e meriton

Kanë nisur punimet për rinovimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhegër. E për të parë nga afër fillimin e punimeve, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kulturë, Rini e Sport, Kushtrim Zeqirin dhe atë të Bujqësisë, Bajram Isufin.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se Zhegra po e rikthen qendrën e saj kulturore.

“Vizituam punimet në Shtëpinë e Kulturës në Zhegër, një vend me histori të pasur, që tash po rinovohet jo vetëm në pamje, por edhe në funksion”, tha kryetari Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se biblioteka dhe hapësirat e reja funksionale, do ja rikthejnë Zhegrës jetën kulturore dhe organizimin që e meriton.

https://www.facebook.com/share/r/1Axjkofnyp/

    XLPress

    Postime të ngjashëm