Për herë të parë shkallët e para lëvizëse u vunë në punë në dyqanin Tietz në Këln 100 vjet më parë

Innenansicht des Einkaufscenter Limbecker Platz in der Innenstadt, Deutschland, Nordrhein-Westfalen, Ruhrgebiet, Essen | interior view of the shopping centre Limbecker Square in the city, Germany, North Rhine-Westphalia, Ruhr Area, Essen
100 vjet më parë ishin sensacion! Në fillim njerëzve iu merreshin mendtë. Sot shkallët lëvizëse na e lehtësojnë jetën, megjithëse jo gjithmonë funksionojnë –
Për herë të parë shkallët e para lëvizëse u vunë në punë në dyqanin Tietz në Këln 100 vjet më parë në Gjermani. Sot janë pjesë e pandarë e jetës publike, megjithëse nuk funksionojnë gjithmonë pa probleme. Shkallët e para lëvizëse ishin vetëm 60 centimetra të gjera dhe udhëtonin vetëm me drejtim. Ishte një ndjesi e vërtetë për shumë vizitorë të dyqaneve. “Shkallët lëvizëse duhet t’u jenë dukur njerëzve si ulje UFO-sh – njerëzit thjesht nuk ishin mësuar të lëviznin kështu nëpër ndërtesë”, shprehet historiani i arkitekturës Daniel Lohmann mbi ndikimin e këtij inovacioni teknologjik në shoqërinë e asaj kohe. Sipas raportimeve të kohës, disa njerëz kishin marramendje gjatë udhëtimit të tyre të parë. Kjo është ndoshta arsyeja pse në fillim qëndronin ndihmës në dispozicion për të ndihmuar ngjitjen. /dw/