Cancel Preloader

Pesë vjet burg për biznesmenin serb në Berlin -evazion fiskal, punësim në të zezë, i konfiskohen 20 milionë euro

 Pesë vjet burg për biznesmenin serb në Berlin -evazion fiskal, punësim në të zezë, i konfiskohen 20 milionë euro

 

Pesë vjet burg për biznesmenin serb në Berlin -evazion fiskal, punësim në të zezë, i konfiskohen 20 milionë euro

Si drejtor de facto i një kompanie ndërtimi, serbi i dënuar shkaktoi dëme prej gati 15 milionë eurosh përmes punës së paligjshme, tha kryetarja e trupit gjykues Christine Klimke gjatë leximit të vendimit në Gjykatën Rajonale të Berlinit të enjten, më 17 korrik.
53-vjeçari (emri i të cilit, madje as inicialet e tij, nuk përmenden në median gjermane) është mbështetur në punën e paligjshme që nga themelimi i kompanisë së ndërtimit. Edhe pse kjo është e përhapur në industrinë e ndërtimit në Gjermani, nuk mund të thuhet se ai “e ka bërë këtë rastësisht”, tha Klimke.

Që në fillim, qëllimi i tij ishte të transferonte sa më shumë para të ishte e mundur në atdheun e tij, në Serbi dhe të paraqitej atje si barmirës, shpjegoi gjyqtarja, duke shtuar se kompania paguante pagat e punëtorëve në para të gatshme dhe nuk i raportonte ato tek autoritetet kompetente.
Pasuritë me vlerë mbi 20 milionë u konfiskuan: Për të shpjeguar rrjedhjen e parave, janë lëshuar fatura fiktive përmes nënkontraktorëve. Një punonjës nga zyra e e këtij personi u dënua me njëmbëdhjetë muaj burgim me kusht – ndër të tjera për falsifikim dokumentesh. Djali i tij, i cili gjithashtu punonte për kompaninë, u dënua me paralajmërim. Përveç kësaj, gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e afërsisht shtatë milionë eurove të aseteve nga i pandehuri kryesor dhe 14 milionë euro nga kompania e ndërtimit.

Abuzime serioze në hetime: Në të njëjtën kohë, gjyqtarja kritikoi hetuesit. U zbuluan abuzime serioze, disa prej të cilave ishin qartësisht sistematike dhe shkelnin rregullat themelore procedurale, tha ajo.

Administrata e Përgjithshme e Doganave, në kundërshtim me rregullat, analizoi korrespondencën midis të pandehurit dhe avokatit të tij. Kishte gjithashtu mangësi në menaxhimin e dosjeve dhe shkelje të mundshme të detyrës zyrtare nga punonjësit.
“Përfaqësuesit e shtetit duhet të ndjekin rregullat”, përfundoi gjyqtarja kryesuese, Kristin Klimke./dw/

    XLPress

    Postime të ngjashëm