Grekët vajtojnë për shqiptarët – Mungojnë punëtorë në turizëm!

Grekët vajtojnë për shqiptarët – Mungojnë punëtorë në turizëm!
Shumë shqiptarë që kanë punuar si fuqi punëtore e lirë në Greqi për dekada ose po i afrohen daljes në pension ose po largohen nga Greqia. Ekonomia greke është mbështetur tek puna e emigrantëve nga vitet 1990, si në sektorin e turizmit ashtu edhe në bujqësi dhe ndërtim. Deri në kohën e krizës ekonomike, Greqia ishte shumë e varur nga fuqia punëtore nga Shqipëria. Gjatë programeve të “rimëkëmbjes financiare” (2010-2018), kërkesa ra ndjeshëm. Megjithatë, pas pandemisë, kur ekonomia u rimëkëmb dhe turizmi u rrit kjo kërkesë u shumëfishua. Por të njëjtin zhvillim patën edhe vende të tjera që ofrojnë paga më konkurruese dhe procedura më të thjeshta legalizimi për emigrantët. Si rezultat, shumë punëtorë të bujqësisë të emigruar nuk u kthyen kurrë në Greqi. Prandaj, duket e qartë se Greqia ka nevojë për një politikë tërheqëse imigracioni. Përveç 60,000 punëtorëve shtesë të nevojshëm në turizëm, nevojiten edhe 50-60,000 të tjerë në sektorin e ndërtimit dhe 60,000 në sektorin e bujqësisë.
Lexo për më shumë artikullin e DW: https://www.dw.com/sq/greqis%C3%AB-i-nevojiten-urgjentisht-pun%C3%ABtor%C3%AB-t%C3%AB-huaj-n%C3%AB-turiz%C3%ABm/a-73421504
#shqiptaretneperbote #Greqi #shqiptarëtnëgreqi #dwshqip