Izraeli ka refuzuar deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga 25 vende perëndimore që bën thirrje për një “armëpushim të përhershëm dhe pa kushte” në Gaza

Izraeli ka refuzuar deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga 25 vende perëndimore që bën thirrje për një “armëpushim të përhershëm dhe pa kushte” në Gaza dhe që dënon trajtimin nga Izraeli të situatës humanitare në këtë territor, shkruan Ministria e Jashtme izraelite në platformën X.
Deklarata “është e shkëputur nga realiteti dhe dërgon një mesazh të gabuar për Hamasin,” thuhet në njoftim, duke theksuar se “të gjitha deklaratat dhe akuzat duhet të drejtohen ndaj të vetmit përgjegjës për mungesën e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe për armëpushimin: Hamasit, që e nisi këtë luftë dhe po e zgjat atë.”
Grupi terrorist, sipas ministrisë, ka “refuzuar në mënyrë kokëfortë” propozimin e fundit për armëpushim, të cilin Izraeli e ka pranuar, po “zhvillon një fushatë për të përhapur gënjeshtra kundër Izraelit” dhe “vepron qëllimisht për të rritur përplasjet dhe për të dëmtuar civilët që vijnë për të marrë ndihma humanitare.”