Cancel Preloader

Drashkoviq: Ky Vuqiq, nuk është më njeriu që e mbështeta

 Drashkoviq: Ky Vuqiq, nuk është më njeriu që e mbështeta

VUK DRASHKOVIQ: KY VUÇIÇ NUK ËSHTË MË NJERIU QË E KISHA MBËSHTETUR

Ish-kryetari i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe dhe shkrimtari Vuk Drashkoviq deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk është më ai njeri që ai dikur e kishte mbështetur, duke theksuar se nuk kalon ditë pa e shkelur Kushtetutën disa herë.

“Pas vitit 2015, me kalimin e viteve e kam kuptuar se angazhimi i tij formal për Bashkimin Evropian dhe integrimin evropian ishte thjesht manipulim. Ai në fakt nuk e do BE-në. Ai synon vetëm të përfitojë nga mbështetja e tyre, përmes manipulimeve – si politike, ashtu edhe financiare,” tha Drashkoviq në një intervistë për revistën Nedeljnik.

Sipas tij, momenti kur e kuptoi se Vuçiç nuk ishte ai që përfaqësonte në publik, ishte “menjëherë pas kthimit të Sheshelit nga Haga dhe pas pushtimit të Ukrainës nga Putini, me okupimin e pjesëve të Donbasit. Kjo ndodhi në vitin 2014.”

Drashkoviq theksoi se kishte mbështetur Vuçiçin për qëndrimet e tij publike në favor të integrimeve euro-atlantike dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Mbështeta deklaratën e tij publike, të dhënë përmes mediave, se do të jepte dorëheqje si kryeministër nëse nuk do të ngriheshin aktakuza ndaj vrasësve të gazetarit Slavko Çuruvija dhe ata nuk do të përballeshin me drejtësinë. Mbështeta gjithashtu premtimin e tij se Serbia – sado e dhimbshme të jetë e vërteta – do të tronditej kur të mësonte se kush i vrau gjashtë djem serbë në kafenenë ‘Panda’ në Pejë në dhjetor të vitit 1998, dhe me urdhër të kujt. Ai deklaroi se vrasësit nuk janë as shqiptarë e as të huaj,” tha ai.

Ai shtoi se e kishte mbështetur Marrëveshjen e Brukselit me plot shpresë se transformimi i Vuçiçit ishte i sinqertë, por për këtë u akuzua për tradhti ndaj opozitës. “Më akuzuan për tradhti ndaj opozitës që ishte kundër Marrëveshjes së Brukselit dhe që duartrokiste në Sheshin e Republikës peshkopët që shërbyen parastos (lutje për të vdekurit) për firmëtarët e gjallë të marrëveshjes.”

“Po, unë e kam mbështetur fuqimisht atë Vuçiç dhe atë version të Vuçiçit – dhe nuk pendohem aspak. Por ky njeri sot nuk është më ai njeri,” përfundoi Drashkoviq.

Burimi: Nedeljnik / Beta

 

    XLPress

    Postime të ngjashëm