Protesta të tensionuara në disa qytete të Serbisë, përplasje mes qytetarëve dhe mbështetësve të Vuçiç

Edhe sonte, në disa qytete të Serbisë si Beogradi, Novi Sadi, Nishi dhe Kragujevci janë zhvilluar protesta antiqeveritare, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe mbështetësve të Partisë Progresive Serbe (SNS), e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç.
Në Novi Beograd protestuesit janë ndaluar nga kordoni policor, ndërsa në Novi Sad u raportuan përplasje të ashpra pranë zyrave të SNS-së, ku u hodhën mjete piroteknike dhe u thyen dritare. Situata është tensionuar edhe në qytetet e tjera, ndërsa në Beograd Vuçiq u drejtua mbështetësve të tij në rrugën Kneza Milosh.
Protestat, të cilat kanë nisur në nëntor 2024 pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit ku humbën jetën 16 persona, vazhdojnë prej nëntë muajsh nën organizimin e studentëve dhe grupeve opozitare./balkanweb/