Gideon Sa’ar: Nëse vende të mëdha si Franca dhe Kanadaja duan të krijojnë një shtet palestinez brenda territorit të tyre, mund ta bëjnë – kanë shumë hapësirë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, premtoi se Izraeli “nuk do të lejojë” zbatimin e zgjidhjes me dy shtete.
Ai gjithshtu u bëri thirrje vendeve që duan ta shohin një shtet palestinez që “ta bëjnë këtë brenda territorit të tyre”.
“Shteti palestinez në zemër të tokës së Izraelit do të ishte vërtet një zgjidhje – por për ata që duan të na shkatërrojnë. Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë”, tha Sa’ar gjatë një konference për media në Jerusalemin e pushtuar, raporton newsmax.
“Nëse vende të mëdha si Franca dhe Kanadaja duan të krijojnë një shtet palestinez brenda territorit të tyre, mund ta bëjnë – kanë shumë hapësirë. Por këtu, në tokën e Izraelit, kjo nuk do të ndodhë,” tha ministri izraelit.