Cancel Preloader

Linus Pauling, është personi i vetëm që ka marrë dy Çmime Nobel të pa ndara.

 Linus Pauling, është personi i vetëm që ka marrë dy Çmime Nobel të pa ndara.

 

Fituesi i dyfishtë i Çmimit Nobel, Linus Pauling, është personi i vetëm që ka marrë dy Çmime Nobel të pa ndara.

Pauling ishte një kimist që jetoi në kufijtë e shkencës. Duke punuar në vitet 1930, ai ishte ndër pionierët që përdorën mekanikën kuantike për të kuptuar dhe përshkruar lidhjet kimike. Interesat dhe kontributet e tij ishin të shumta – ai publikoi strukturën e alfa-heliksit, hulumtoi aneminë drepanocitare si sëmundjen e parë molekulare, dhe u nderua me Çmimin Nobel në Kimi në vitin 1954.

Pas bombardimit të Hirosimës, Pauling i përqendroi përpjekjet e tij një kauzë tjetër: paqen. Ai bëri fushatë me vendosmëri kundër armëve bërthamore dhe udhëhoqi një peticion për të ndaluar testimet bërthamore. Përpjekjet e tij çuan në marrjen e një çmimi të dytë – Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1962 “për luftën e tij kundër garës bërthamore midis Lindjes dhe Perëndimit.”

Mëso më shumë për Linus Pauling: https://bit.ly/3k4g1n7

    XLPress

    Postime të ngjashëm