1-Shtatori, Dita e Mbretërisë-Ditë Reflektimi

1-Shtatori, Dita e Mbretërisë-Ditë Reflektimi!
Shpëtim Axhami
Shpallja e Shqipërisë mbretëri dhe e Ahmet Zogut Mbret i Shqiptarëve, më 1 Shtator 1928, mbetet një nga aktet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Kjo datë duhet të njihet ligjërisht si një datë e shënuar për kombin tonë.
Me shpalljen e Shqipërisë Mbretëri dhe të Ahmet Zogut Mbret, NTM ZOG i MBRET i SHQIPTARËVE, Shqipëria nisi një epokë e re, epokën europianizuese të shtet-bërjes, nisi epokën e njohjes së saj, ashtu si duhej, në qarqet e politikës dhe diplomacisë botërore.
Kjo ditë duhet të shërbejë si një ditë reflektimi, për të lënë pas politikën e gjatë të tranzicionit postpluralist, për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri më të zhvilluar, më sovrane dhe me shtetarë që mbi çdo gjë vendosin interesin qytetar dhe atë kombëtar.
Sot, Shqipërisë i duhet Mbretëri, me Princin e Kurorës Leka II, Mbret të Shqiptarëve, i duhet një e djathtë konservatore qëverisëse që të garantojë stabilitet dhe sovranitet, dinjitet dhe bashkim kombëtar, kundrejt një zhvillim e prosperiteti.
E për këtë, ne si legalistë, mbështetës të mbretërisë dhe filozofisë zogiste, gjithmonë e në vazhdimësi, e kemi për detyrë dhe obligim të bashkojmë të gjithë potencialet tona për bërjen ralitet sa më parë të kauzës tonë…
Rroftë “Festa e Mbretërisë Shqiptare”
“ATDHEU MBI TË GJITHA!” 🇦🇱